Sociale Më shumë

Së shpejti valorizimi turistik i Kripores

Prej tvteuta10:08, 16 Qershor 2016

Në mbledhjen e djeshme të Trupit Këshillues për Kriporen e Ulqinit, u vendos që ndërmarrja publike Parqet Kombëtare së shpejti të nënshkruajë memorandumin me Organizatën turistike të Ulqinit për valorizimin turistik  të Kripores, njoftoi për televizionin Teuta drejtoresha Azra Vukoviq.

Ajo tha se dy pompat në Kripore janë në funksion dhe se po punohet që të vendoset në punë edhe e treta. Në mbledhjen morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, Organizatës turistike, Parqeve Kombëtare dhe sektorit civil.

Prezent nuk ishin përfaqësuesit e Qendrës për monitorimin dhe mbrojtjen e zogjve , të cilët më parë njoftuan se nuk do të marrin më pjesë në punën e Trupit Këshillues, pasi Qeveria nuk ka plotësuar obligimet e marra për mbrojtjen e Kripores.

 

  • 1

    Radio