Se shpejti punimet per sistemin e kanalizimeve
Prej tvteuta00:37, 22 Mars 2015
Në fillim të tetorit Banka Evropiane për investime do investojë 5 500 000,00 euro dhe do fillojë punimet për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për lagjet: Bratica, Totosh, Kodra , Mali i Bardhë dhe Fushë të Ulqinit, keshtu deklaroi per Tv Teuta mr Fuad Haxhibeti I cili njeherit eshte edhe kordinues I grupit punues i cili pati takim pune me organet kompetente . Grupi i ekspertëve duhet të punojë raportin e projektit dhe ta dorëzojë pranë Bankës Evropiane për Investime, Përfundimet e mbledhjes janë që të ndërtohet kolektori kryesor i cili do ta zgjidh problemin e kanalizimeve për lagjet Bratica , Totosh , Mali i Bardhë dhe Kodra të cilat janë ndotësit kryesorë të zonës ujëmbledhës të Portë Milenës. Më realizimin e këtij investimi do të rregullohet problemi nëntokësor i kanalizimit për objekte afariste dhe private në Fushën e Ulqinit. Poashtu pjesë e realizimit të këtij projekti është paraparë edhe ndërtimi i ujrave atmosferikë përgjatë rrugëve Mehmet Gjyli, Totoshi, Gjimnazi , Shtëpia e shendetit dhe Posta.