Ekonomi Më shumë

Së shpejti mjetet për OJQ-të

Prej tvteuta11:32, 21 Maj 2015

Me datën 12 mars 2015 është nënshkruar kontrata me shoqatat joqeveritare për ndarjen e mjeteve projekteve të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs, dhe janë vlerësuar nga komisioni përkatës. Sipas marrëveshjes së nënshkruar afati për pagesë ishte me 13 prill, 30 ditë pas nënshtrimit të kontratës. Sekretari për administratë dhe veprimtari shoqërore Ahmet Aloshi u shpreh se: “situata tejet e rënduar financiare ka shtyrë që akoma mos të paguhen paratë që janë dedikuar për projektet e shoqatave joqeveritare”, duke shtuar që në ditët në vijim do të zgjidhet edhe kjo çështje.
Pasi është në fuqi vendimi i ri për ndarjen e mjeteve shoqatave joqeveritare , do të formohet edhe komisioni i ri që do të vlerësojë projektet e OJQ-ëve ,që sipas sekretarit Aloshi do të hapet konkursi për vitin 2015 për OJQ –të që punojnë dhe veprojnë në komunën Ulqinit si dhe për bursa për student
Sipas fjalëve të sekretarit OJQ -të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen me komunën e Ulqinit për realizimin e projekteve të tyre ,shumë shpejt do të kenë mundësi të fillojnë me realizimin e projekteve sepse do të ju ndahen mjetet e parapara me marrëveshje .

  • 1

    Radio