Së shpejti formimi i qeverisë së re?

Prej tvteuta16:20, 24 Tetor 2016

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Socialdemokratët (SD) dhe partitë e pakicave, mund të arrijnë shumë shpejt  marrëveshjen për formimin e qeverisë dhe në këtë mënyrë ti japin fund zgjedhjeve të 16 tetorit, mëson Antena M . PDS dhe “partnerët tradicional” sipas këtij portali duan ti japin fund  shpresave të opozitës dhe ofertave të tyre drejtuar pakicave.

“Askush në Frontin Demokratik, Demokratët, Çelësin apo edhe PSD, nuk beson që propozimi i tyre të bëhet realitet, dhe e dinë se as Husoviq as Partia Boshnjake nuk janë të interesuar për një skenar të tillë. Por me oferta të tilla duan të krijojnë iluzionin se janë proaktiv dhe kanë qëllim të vetëm të shtyjnë e përballjes me humjet e zjedhjeve”, ka thënë për Antena M një burim nga partitë e pakicës. Të trija partitë e pakicave që fituan statusin parlamentar sot po zhvillojnë bisedimet për të përfunduar marrëveshjen e brendshme, me të cilën ato do të hyjnë në negociata me Partinë Demokratike të Socialistëve. Konstituimi i  Kuvendit të ri të Malit të Zi pritet gjatë ditëve të para të nëntorit.

  • 1

    Radio