Aktuale Më shumë

Sami Misherri: Shumica e gishtave mund të sjell çdo lloj vendimi, por Kushtetuta është e qartë

Prej tvteuta15:40, 8 Nëntor 2022

Avokati Sami Misherri ishte mysafirë në emisioni Focus në të cilin u diskutua për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin mbi presidentin e Malit të Zi, me ç’rast ai tha se ky ligj nuk është në përputhje me kushtetutën.
“Ligji për presidentin nuk ka të bëj fare me qeverinë, ai faktikisht është ligj teknik i cili flet për kryerjen e funksionit të presidentit, kushtet për punë, çështja e sigurisë, mjetet e punës, teksti i betimit, etj., kurse forma institucionale e veprimit të presidentit, është e trajtuar me Kushtetutë. Sikur propozimet e votuara në parlament të ishin amandamente në kushtetutë, edhe do të mund të themi se janë në rregull, sepse ndoshta duhet të zgjerohen çështjet, por ndryshimet në kushtetutë kanë procedurë dhe nuk bëhen menjëherë sikurse bëhet ligji me aprovimin e 41 votave.
Nganjëherë mëndoj se ky votim mund të jetë edhe donjë trik, me qëllim që me ba opozitën me votua një apo më shumë anëtarë për Gjyqin kushtetues, ashtu siç e kërrkojnë dhe na tërheqin vërejtje të vazhdueshme edhe komuniteti evropian dhe përfaqësuesit e tyre, që çështja e gjykatës kushtetuese të kryhet sa më shpejt, përndryshe sistemi juridik në Mal të Zi do të vehet në pyetje”, theksoi avokati Misherri.
Ai poashtu tha se kur është në pyetje propozimi I shumicës parlamentare I dorëzuar te kryetari I shtetit për emërimin e mandatarit, ai afat ka skaduar. “Afatet e caktuara me ligj dhe me kushtetutë janë prekluzive, këto janë norma kogente të cilat nëqoftëse dikush nuk u përmbahet vjen deri të prekluzioni dhe këto çështje mësohen që nga viti I parë i juridikut. Nga ky qorsokak mund të dilet vetëm nëse zgjedhen anëtarët e Gjykatës kushtetuese të cilët do të shqyrtojnë të gjitha ankesat e dorëzuara”, u shpreh Misherri.
Sa I përket votimit të shumicës në parlament, ata me shumicën e gishtave mund të bien çdo lloj vendimi, si psh. Me shumicë gishtash mund të sjellin vendimin se: “Prej neser në ora 12.00 uji nuk do të jetë I njelmt dhe Buna ka me ec përpjet, por kjo është absurd, është non sens, ashtu nuk mundet me veprua si shtet sepse bjen sistemi dhe sipas mendimit tim në këtë mënyrë nuk mundet me ec përpara. Unë mendoj se kjo është vetëm luftë për pushtet dhe asgjë tjetër. Gjykata kushtetuese do të zgjedhet një ditë se nuk munet me egzistua kështu shteti, dhe të gjitha ato ligje që janë në kundërshtim me kushtetutën do të bien poshtë sepse nuk mund të egzistojnë kështu ”, theksoi ndër të tjera avokati Sami Misherri në emisionin Focus.

  • 1

    Radio