Salaj : Banorët në Anë të Malit po i rrespektojnë të gjitha masat mbrojtëse nga Covid 19

Prej tvteuta16:28, 8 Prill 2020

Ndër rastet e para të Covid 19 të konfirmuara në Mal të Zi ishin banorë të  komunës së Ulqinit. Sabri Salaj banor i Anës së Malit thotë për Televizionin Teuta se kjo gjë mobilizoi edhe banorët e kësaj treve, të cilët janë duke i rrespektuar të gjitha masat e marra si nga Shtabi i Emergjencës së Komunës së Ulqinti ashtu edhe nga Trupi Kordinues Nacional.

“Banorët e trevës së Anës së Malit dhe të Ulqinit në përgjithësi janë një popull i emancipuar, kanë kulturë dhe vetdije të lartë sa i përket organizimit shoqëror, kanë kaluar periudha më të vështira, mendoj se edhe këtë periudhë do ta kalojnë me lehtësi, thotë Salaj.

Ai është i mendimit se masat në javët e ardhshme duhet të jenë edhe më rigoroze me qellim që të dilet sa më parë nga kjo situatë. Edhe pse qarkullimi gjatë ditëve të punës është i lejuar deri në ora 19, në zonën e Anës së Malit vërehët që edhe brënda këtij orari  lëvizjet janë të pakëta, duke treguar kështu një ndërgjegjësim nga ana e banorëve. Qetësia mbizotëron edhe në parkun publik, ndërsa edhe krojet vazhdojnë akoma të mos jenë në funksion.

  • 1

    Radio