Interesante Më shumë

Safari apo Google Chrome, kush është më i sigurtë?

Prej tvteuta16:20, 12 Tetor 2022

Një raport i ri nga ka zbuluar detaje befasuese se sa të sigurt janë disa nga shfletuesit më të njohur të internetit. Google Chrome është cilësuar si shfletuesi më i cenueshëm i internetit në vitin 2022, ndërsa Safari i Apple është më i sigurti.
Raporti bazohet në të dhënat e miliona përdoruesve dhe mbulon periudhën nga 1 janari 2022 deri më 5 tetor 2022. Google Chrome konsiderohet të jetë një nga shfletuesit më të besueshëm të internetit dhe kjo është arsyeja pse shumica e përdoruesve e preferojnë. Chrome zgjidhej nga rreth 61 e përdoruesve.
Prandaj, është e habitshme të mësosh se motori i kërkimit më i popullor në botë është gjithashtu më i rrezikshmi. Sipas raportit të Atlas VPN, Chrome përmban 303 dobësi.
Pas Google Chrome, shfletuesi tjetër më i cenueshëm është Mozilla Firefox, me 117 pika të cënueshme. Sipas një raporti nga Atlas VPN, Microsoft Edge është shfletuesi i tretë më i cenueshëm i internetit, me rreth 103 dobësi. Edhe pse Apple Safari nuk është shfletuesi më i rrezikshëm në 2022, kjo nuk do të thotë se është plotësisht i sigurt. Safari ka 26 pikëa të cënueshme. Sidoqoftë, ai u emërua më i sigurti për shkak të numrit të tij relativisht të ulët të dobësive.

  • 1

    Radio