Sociale Më shumë

S.Mehmeti: Problemin e qenëve endacak do ta zgjidhim njherë e përgjithmonë

Prej tvteuta16:14, 3 Qershor 2016

Qentë endacak vazhdojnë të jenë problem shumë shqetësues për banorët e komunës së Ulqinit.Kohën e fundit është shtuar dukshëm numri i tyre dhe sipas kryeshefit të policisë komunale Saubih Mehmeti, ka gjasa që ato sillen nga qytetet tjera në qytetin tonë.

“Komuna e Ulqinit ka bërë përpjekje që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë,duke ofruar një kontratë stacionit të veterinar “Veterinum” që të grumbullojnë qent endacak, dhe ti transportojnë në strehimore në Kotorr apo Herceg Novi, kontratë e cila do të jetë valide deri në shtator ,më pas do të përpiqemi të sigurojmë një strehimore tjetër në komunën tone”, shprehet kryeshefi i policisë  komunale. Saubih Mehmeti ,duke shtuar se kohëve të fundit është rritur dukshëm numri i qenve endacak që paraqet një rrezikshmëri për qytetarët,andai shton ai me nënshkrimin e kontratës dhe sigurimin e strehimores kemi zgjidhur këtë problem në mënyrë afatgjate  që është shqetësuese me vite.

“Kjo është një dukuri e kahershme, dhu nuk ka qenë lehtë që të vijnë deri tek një zgjidhje afatgjate ,pra një zgjidhje e mirëfilltë e kësaj problematike,ne si polici komunale me kohë  kemi deklaru se ky është një problem akut që kërkon zgjidhje e cila duhet të bëhet në suaza ligjore.Jemi shumë afër të zgjidhjes së  këtij problemi njëherë e përgjithmonë për sigurimin e azilit për pranimin e qenjve,për momentin kemi gjetur një zgjidhje alternative deri sa të sigurojmë azilin” deklaroi ai.

Në stacionin veterinar ” Veterinum” deri tani janë strehuar mbi 20 qenj që do të transportohen në strehimoren e Kotorrit.

Të shpresojmë se vërtet më në fund është gjetur një zgjidhje afatgjate për zhdukjen e qenëve endacak nga rrugët e qytetit,Jeta e qytetarëve duhet të jetë prioritet i secilit zyrtar, i secilit individ në këtë vend. Asgjë tjetër nuk ka kuptim nëse mungon angazhimi për të siguruar jetën e qytetarëve.

  • 1

    Radio