Kulturë Më shumë

Ryan Reynolds dhe Blake Lively dhurojnë 200 mijë dollarë për organizatorët e protestës për George Floyd

Prej tvteuta11:11, 2 Qershor 2020

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë dhuruar 200.000 dollarë për protestat që po bëhen për George Floyd

Çifti i aktorëve theksuan se me këtë gjë ata duan të edukojnë veten e tyre ‘përmes eksperiencës së personave të tjerë’, duke iu referuar vdekjes së afro-amerikanit, shkruajnë mediat e huaja.

 “Javën e kaluar ne kemi kontribuar me 200 mijë dollarë në organizatën ‘NAACP Legal Defense Fund’. Ne ndihemi  të sigurt ndaj kësaj organizate dhe liderit të saj. Dhe ky është vetëm fillimi”, ka deklaruar Blake në një postim në Instagram.

Dyshja nuk janë të vetmit që kanë ndihmuar financiarisht protestuesit, Chrissy Teigen dhe Harry Styles janë dy të famshëm të tjerë që kanë ndarë shuma të konsiderueshme për ta.

 

  • 1

    Radio