Rusia vazhdon embargon ndaj Malit të Zi
Prej tvteuta14:46, 6 Korrik 2016
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin me të cilin embargoja ndaj Malit të Zi për prodhimet bujqësore do të jetë në fuqi deri në vitin 2018.
Ky embargo është vendosur si masë harkmarrëse ndaj sanksioneve të Malit të Zi ndaj Rusisë për invazionin në Ukrainë, megjithëse sipas arsyetimit zyrtar këto masa janë për shkak të mbrojtjes së prodhimeve vendase.