Rusia arrestoi drejtorin e fabrikës së avionëve

Prej tvteuta11:30, 13 Shtator 2022

Rusia ka arrestuar shefin e një fabrike avionësh nën dyshimin se ka transmetuar informacion sekret ushtarak në Ukrainë, njoftuan të martën agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).

FSB tha se zyrtari i lartë dyshohej se kishte marrë fotografi të pajisjeve nga avionët luftarakë rusë dhe ia kishte dërguar ato një shtetasi ukrainas që punonte në një fabrikë të avionëve ukrainas, sipas raporteve.

FSB njoftoi se kishte nisur procedurat për tradhti ndaj të dyshuarit, raporton Reuters.

  • 1

    Radio