Sociale Më shumë

Rrugët me Shqipërinë prioritet për vendet ku jetojnë shqiptarët

Prej tvteuta16:42, 17 Mars 2016

Komuna e Ulqinit gjatë vitit të fundit ka punuar në projekte të ndryshme ndërkufitare me qëllim të forcimit të bashkëpunimit reciprok. Nënkryetari i komunës Ardijan Mavriqi për televizionin tonë flet pë projektin ndërkufitar Mali Zi-Shqipëria, ku sipas tij qëllimi kryesor është zhvillimi i turizmit dhe ngritja e ekonomisë. “Ky është një projekt strategjik me impakte rajonale dhe ne me këtë do të lidhim pjesën e Krajës, pjesën e Podgoricës të cilës i takon liqeni i Shkodrës dhe Ulqini i cili lidhet me Shqipërin.

Sa i përket Ulqinit ne këtu kemi paraparë pjesën e cila e lidh me Shëngjinin dhe Velipojën”. Komuna e Ulqinit në lidhje me këtë projekt është në bisedime si me Ministrinë e punëve të mbrendëshme të Shqipërisë dhe me Ministrinë e planifikimit teritorjal ashtu edhe me ministritë përkatëse nga Mali i Zi.

Nënkryetari Mavriq pati edhe një takim me përfaqsuesin e Bashkësisë lokale në Krajë, ku u dakorduan hapat e mëtejshëm për të inicuar vendosjen e rrugës që do të lidhë Krajën me Shkodrën në planin hapsinor për zonën bregdetare.

Në takim u fol për rëndësinë e këtij projekti për zonën e Krajës, si dhe nevojën e angazhimit të pandërprerë për realizimin sa më të shpejtë të tij.

  • 1

    Radio