“Rritje” e çuditëshme e numrit të banorëve në disa komuna

Prej tvteuta17:48, 15 Tetor 2022

Në nëntë nga 14 komunat ku do të mbahen zgjedhjet lokale më 23 tetor, numri i zgjedhësve është rritur, nga të cilët mbi 16 mijë vetëm për shkak të ndryshimit të vendbanimit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 349.5 mijë qytetarë, që është gati katër mijë më shumë se në gusht të vitit 2020, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët do të zgjedhin këshilltarët në Podgoricë, komunën e sapoformuar të Zetës, Bijelo Poljes, Tivarit, Pljevljës, Rozhajës, Budvës, Danilovgradit, Tivatit, Plavës, Kolashinit, Zhabljakut, Pluzhines dhe Shavnikut. Pothuajse në të gjitha këto komuna, Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar rritje të numrit të banorëve të rinj, veçanërisht në Shavnik, ku janë shpërngulur 573 votues.

Për shkak të dyshimit për inxhinieri zgjedhore dhe keqpërdorim të së drejtës së votës, zyrtarët e ministrisë kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës në prokuroritë në Nikshiq dhe Bijelo Polje. Në Shavnik, sipas të dhënave të reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë 1968 votues, që është 350 më shumë se në zgjedhjet parlamentare.

  • 1

    Radio