Rritja e PBB-së në tremujorin e tretë ishte 6.6%, rritja e dytë më e lartë ekonomike në Evropë

Prej tvteuta12:19, 13 Dhjetor 2023

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Malit të Zi u rrit me 6.6 për qind në tremujorin e tretë, sipas të dhënave paraprake të Monstat.

Sipas rezultateve paraprake, PBB-ja në tremujorin e tretë arriti në 2,17 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 1,87 miliardë euro.

Është rritja e dytë më e lartë ekonomike e regjistruar në periudhën e vëzhguar në Evropë. Vetëm Malta është përpara Malit të Zi me një rritje prej 7.1 për qind.

Nga vendet e rajonit, Serbia u rrit me 3,6 për qind, Kroacia me 2,8 për qind dhe Sllovenia me 1,1 për qind.

 

  • 1

    Radio