Rritja e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit
Prej tvteuta4 February 2024

Bashkëpunimi i të gjithë faktorëve në shoqëri është i domosdoshëm për të udhëhequr një luftë edhe më të fortë kundër kancerit, tha presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Kancerit, ai theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për masat parandaluese dhe diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje të rëndë. “Nuk duhet të harrojmë se kujdesi shëndetësor në kohë dhe adekuat është çelësi për uljen e vdekshmërisë nga kanceri”, ka thënë Millatoviq në rrjetin social X. Sipas tij, bashkëpunimi i të gjithë faktorëve në shoqëri është i domosdoshëm për të udhëhequr një luftë edhe më të fortë kundër kësaj sëmundjeje të egër. “Në këtë luftë, përkrahja dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve ka vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha Millatoviq.