Rritet numri i nënshtetasve të Malit të Zi

Prej tvteuta15:29, 10 Gusht 2016

Numri i atyre që posedojnë nënshtetësinë e Malit të Zi është në rritje konstante dhe së shpejti do të kap shifrën e 900.000 personave, tregojnë të dhënat e Ministrisë së punëve të mbrendshme.

Prej fillimit të vitit e dre me 8 gusht, 5819 persona kanë fituar të drejtën e marrjes së nënshtetësisë malazeze, prej të cilëve 5418 e kanë fituar në bazë të prejardhjes. Numri i deritanishëm i personave me nënshtetësi malazeze është 860.430, dhe është në rritje të vazhdueshme prej shpalljes ës pavarsisë në vitin 2006.

  • 1

    Radio