Rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Prej tvteuta15:45, 25 Nëntor 2023

Në Mal të Zi, numri i rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është në rritje, sipas Institucionit të Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Institucioni, siç thanë ata, është i shqetësuar për rritjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në shoqërinë malazeze, veçanërisht rastet e vrasjeve brenda çiftit.

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se sot, fillon Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, 16 ditë aktivizëm kundër dhunës, e cila zgjat deri në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“Nga aspekti i punës së institucionit që disponon dhe publikon statistika mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, theksojmë se ka një rritje të numrit të këtyre rasteve”, thuhet në deklaratë.

Në vitin 2022, gjykatat për kundravajtje ka shqyrtuar gjithsej 2.200 raste në fushën e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje kundrejt 2.100 rasteve të tilla në vitin 2021.

Theksohet se aspekti veçanërisht negativ i dhunës në familje, është ai i dhunës ndaj fëmijëve.

Nuk duhet harruar se një fëmijë që është dëshmitar i sjelljes së dhunshme konsiderohet viktimë, pasi ajo dhunë kryhet edhe ndaj tij.

“Përveç fëmijëve, duhet të mbajmë parasysh pozitën veçanërisht vulnerabël të disa kategorive të grave, si: gratë me aftësi të kufizuar, ato nga zonat rurale, apo pjesëtaret e komuniteteve të tjera të rrezikuara, thuhet më tej në deklaratë.

Zyra e Avokatit të Popullti pohon se mënyra aktuale e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje shihet kryesisht prej prizmit të raportimit të dhunës.

Vlerësohet se raportimi pa sanksionet e duhura nuk sjell efektet e dëshiruara.

“Megjithatë, për të luftuar këtë fenomen negativ, përveç raportimit dhe masave ndëshkuese, është e nevojshme të zhvillohen dhe forcohen më tej nismat dhe aktivitetet parandaluese,” përfundon deklarata e Avokatit të Popullit.

  • 1

    Radio