Aktuale Më shumë

Rritet kërkesa paneleve diellore pas krizës energjetike globale

Prej tvteuta16:07, 27 Shtator 2022

Me çmimet kolosale të faturave të energjisë, kërkesa për panele diellore shtëpiake po rritet me shpejtësi të madhe në mbarë globin. Për shembull në Skoci, kostoja e instalimit të një sistemi diellor me ruajtje baterie së shpejti mund të bjerë nën atë të pagesës së faturave të energjisë shtëpiake. Sistemet e pajisura nga instalues të certifikuar janë gjithashtu pa TVSH.

Sistemet e sotme solare shtëpiake janë të mençura, kështu që energjia e gjeneruar përdoret së pari për furnizimin e shtëpisë dhe për të furnizuar kërkesat energjetike të banesës pas perëndimit të diellit, e më pas, nëse të dy këto kërkesa plotësohen, çdo energji shtesë mund të shitet përsëri në rrjet.

 

Panelet diellore po përdoren edhe për karikimin e veturave elektrike. Karikimi në orët e ditës siguron që e gjithë energjia e prodhuar nga shtëpia të përdoret në mënyrën më ekonomike. Pronarët e shtëpive kanë filluar tashmë të mendojnë se si mund të ndahet investimi, dhe edhe nëse do të shpenzojnë më shumë në panele në mënyrë që tia shesin mbrapsh energjinë qeverisë.

  • 1

    Radio