Rrëzohet Qeveria Abazoviq me 50 vota pro, 1 kundër dhe një abstenim

Prej tvteuta00:51, 20 Gusht 2022

Sonte pas një seance maratonike në Kuvendin e Malit të Zi në të cilin u diskutua mbi mocionin e mosbesimit te Qeverisë së Malit të Zi, deputetët me 50  vota pro,  1  votë  kunder, dhe një abstenim, i dhanë fund qeverisjes së 43-të të Qeverisë së Malit të Zi.

Gjatë  seancës u dëgjuan  retorika të ashpra nga të gjitha anët, kryesisht të adresuara ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq dhe funksionimit të qeverisë.

Duke e parë ambientin se kjo qeveri do të marrë fund, Abazoviqi dhe Jokoviqi provuan të formulojnë një iniciativë me të cilën tentuan të shpëtojnë qeverisjen duke i ftuar subjektet nga pushteti i kaluar -Qeveria e 42-të, që ta përkrahin, mirëpo Iniciativa nuk u mirëprit nga të gjitha  subjektet, sidomos nga Demokratët të cilët e quajtën iniciativën “broshurë joserioze politike”.

Gjatë procesit të votimit, deputetët e Frontit demokratik, URA-s dhe një pjesë e SNP-së, nuk ishin prezent në sallën e kuvendit.

Mali i Zi për më pak se dy vite ka emëruar  dhe shkarkuar dy qeveri, për të cilat që nga fillimi është dyshuar se mund të jenë  afatshkurte.

Njëherit, qeveria Abazoviq do të shënohet si qeveria me mandatin më të shkurtër deri më tani në Mal të Zi.

Në ditët në vijim duhet të priten veprimet e reja për ecurinë e formimit të qeverisë së ardhshme.

  • 1

    Radio