Rrëzohet helikopteri ushtarak, pilotët lëndohen rëndë
Prej tvteuta15:38, 10 Qershor 2016
Helikopteri i Forcave të armatosura të Malit të Zi “Gazella” që ishte duke kryer fluturimin e rregullt të trajnimit të planifikuar , u rrëzua sot rreth orës 13.00 në afërsi të urës “Komansko” në Podgoricë,ku u lënduan rëndë dy pilotët , Namik Arifoviq dhe Mirolub Antanasijeviq,kanë kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas dëshmitarëve helikopteri ka ardhur nga drejtimi i Gornja Gorica ku ka filluar të humbë lartësinë dhe kontrollën dhe më pas është rrëzuar.
Vendasit që i kanë dalë në ndihmë pilotëve kanë raportuar se një nga pilotët ka qenë pa vetëdije.
Menjëherë në vendngjarje kanë arritur ekipet policore dhe mjekësore.
Arifoviq dhe Antanasijević janë lënduar rëndë dhe janë hospitalizuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me organet shtetërore, do të ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun e rënijes së helikopterit,ndërsa është në procedurë formimi i një komisioni për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.