Rrezikohet projekti prej 20 milionë euro në ujësjellësin e Ulqinit

Prej tvteuta18:33, 9 Qershor 2020

Gjendja e përgjithshme në Komunën e Ulqinit, por sidomos joefikasiteti i administratës publike, mund të sjellë një rrezik tjetër të madh për financat e qytetit. Projekti madhor me vlerë afër 20 milionë euro në ujjësjellës për të cilin është marrë kredi nga banka KFW, mund të rrezikohet pasi Komuna nuk është në gjendje të tërheq mjetet kreditore. Këtë në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, e njoftoi këshilltari i Lëvzijes qytetare URA, Omer Bajraktari. Ky projekt filloi që nga viti 2013 me një grejs period prej 5 vitesh që filloi të rridhte nga viti 2015, gjatë të cilëve Komuna nuk ishte në gjendje të niste procesin e ralizimit të projektit. Kontrata për fillimin e punimeve u nënshkrua më së fundmi në shtator të vitit të kaluar, por deri tani nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim, kjo si pasojë e vështirësive financiare të Komunës, por edhe pandemisë në pjesën e parë të vitit. Megjithatë problemet kanë filluar edhe më herët, pasi nga banka që nga mesi i vitit të kaluar e kanë lajmëruar Ministrinë e financave të Malit të Zi  se nëse i kërkohet shtyrje e afatit të thithjes së mjeteve kreditore përtej fundit të këtij vitit, do të kërkojnë mjete shtesë. Këto mjete, sipas llogarisë së Ministrisë së financave, do të ishin në masën prej 2.6 milionë eurove, diçka e papërballueshme për financat e Komunës së Ulqinit. Në këtë proces në rolin e konsultuesit, ndodhet edhe kompania shtetërore Vodacom, por akoma është e paqartë nëse ata kanë rol në mosrealizimin e këtij investimi.

  • 1

    Radio