Rrezart Cungu në elitën e tenisit botëror

Prej tvteuta09:53, 17 Gusht 2016

Tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu njëherit edhe njëri ndër lojtarët më të mirë në Mal të Zi, sot arriti deri te pika e parë ATP në karrierën e tij. Në turneun profesional ITF Futures në Suboticë i cili është duke u mbajtur për shperblimin 10.000 $ , Rrezarti arriti të kualifikohet në raundin e dytë dhe kështu të depërtojë në rang listen ATP ( Association of Tennis Professionals ).

Cungu në turneun kryesor arriti pas tri ndeshjeve kualifikuese në të cilat ishte bindës ndaj kundërshtarëve. Në raundin e parë të turneut kryesor e eliminoi tenistin Serb Milosh Dabiq , me rezultatë7:5 , 6:1; që edhe ia mundësoi të arrijë tek pika e parë profesionale. Në raundin e dytë  Rrezarti do të takohet me fituesin e ndeshjes Ljubomir Celebiq nga Mali i Zi(MNE) dhe Konstantin Kirovski nga Serbia(SRB).

  • 1

    Radio