Rrezart Cungu fitues i dyfishtë i turneut HEAD Cup Bruchköbel në Gjermani
Prej tvteuta3 July 2016
Pas fitores së djeshme në double, sot tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu luajti në finalje në kategorinë single në turneun HEAD Cup (ITF Junior) Bruchköbel në Gjermani, ku triumfoi me rezultatin 6:4, 6:2 kundër zviceranit Henry Von der Schulenburg me ç’rats u shpall fitues i dyfisht i këtij turneu, në single dhe double. Këto fitore të Rrezartit mund të karakterizohen ndër rezultatet më të mira të sportit të Ulqinit në përgjithësi në këto vitet e fundit. Pas turneut në Gjermani, Cungun javën e ardhshme e pret turneu ndërkombëtarë në Çeki.