Aktuale Më shumë

Rrezart Cungu dhe Skender Katana më të mirët për vitin 2023

Prej tvteuta16:21, 18 Dhjetor 2023

0Sot në Podgoricë nga Federata e tenisit të Malit të Zi është mbajtë ceremonija e ndarjes së cmimeve për më të mirët për vitin 2023.

Rrezart Cungu edhe kte vitë zgjidhet si ” Tenisti i vitit ” për vitin 2023.
Edhe sivjet në kategorinë e meshkujve Rrezarti ishte pakonkurencë me rezultatet e arritura, dhe si i tillë komisioni për vlersim edhe një herë vendosi ta shpërblej tenistin nga Ulqini për tenistin e vitit.

Një tjetër emër i cili nisi të shkëlqej si në kampionatet vendore e poashtu edhe ato ndërkombëtare është tenisti Skender Katana i cili u shpall si lojtari më i mirë i Malit të Zi për grupëmoshat deri në 16 vjet.
Skenderi është edhe përfaqësuesi i kombëtares së Malit të Zi , prej të cilit vitin e ardhshëm priten rezultate të mëdha.

Klubi i tenisit Bellevue, vitin që jemi duke lên pas, përveç sukseseve të cilat kajn treguar tenistët, ka realizuar edhe një numër të madhë evenimentesh ndërkombëtare , në mesin e të cilëve është edhe Davis Cup i mbajtur në korrik të këtij viti.

 

Klubi i tenisit Bellevue, Ulqin

  • 1

    Radio