Aktuale Më shumë

Rrezart Cungu arrin fitore historike në Solin të Kroacisë

Prej tvteuta09:34, 28 Shtator 2016

Tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu me lojen e tij  këto ditë po shkruan histori të e re në tenisin e Malit të Zi. Me kalimin ne xhiron e dytë të turneut profesional në Solin të Kroacisë, Rrezarti arrin të bëhet i pari 18-të vjeçar në historinë e Malit të Zi me pikën e dytë në rënditjen ATP.

Cungu pas dy ndeshjeve kualifikuese, arriti që në xhiron e parë të turneut kryesor të eliminojë lojtarin nga Sllovakia Patrick Nema me rezultatin 6:4, 3:6; 6:3, dhe kështu të arrijë deri tek pika e dytë profesionale. Në xhiron e dytë që pritet të zhvillohet të merkurën, Rrezarti do të takohet me fituesin e ndeshjes Pascal Meis (GER) dhe Zvonimir Oreshkoviq ( CRO). Ky sukeses e rëndit Rrezartin ndër dy lojtaret më të mirë të Malit të Zi në të gjitha kategoritë.

  • 1

    Radio