Sociale Më shumë

“Rrethi i kaltër”: Ligjeratë për sëmundjen e shputës diabetike

Prej tvteuta13:34, 4 Mars 2016

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për sëmundjen e sheqerit Shoqata e diabetikëve “Rrethi i kaltër” në Ulqin do të organizojë ditën e diel, më 6 mars, në ora 11:00, në Shkollën e Muzikës një konsulencë për diabetikët.

Mjekja në pavionin e endokrinologjisë në  Spitalin e Tivarit Valentina Kaliniq do të japë informacione dhe këshilla të dobishme për  sëmundjen e shputës diabetike, që paraqet  problem me rëndësi  të madhe jetësore për  diabetikët.

Kryetarja e Shoqtës”Rrethi i kaltër” Veneranda Gjonaj thotë se me këtë rast diabetikëve do t’u ndahen falas disa aparate për matjen e sheqerit në gjak, donacion i Farmacisë  private “Panaceja” dhe do të bëhet anëtarësimi i anëtarëve të ri të shoqatës.

Gjonaj  bën thirrje  që të marrin pjesë sa më shumë diabetikë,  sepse ata do të këshillohen dhe do të njoftohen me  simptomet, komplikacionet, prevencën dhe shërimin e shputës diabetike.

  • 1

    Radio