Rreth 1 mijë punëtorë të angazhuar në punët sezonale

Prej tvteuta11:49, 28 Gusht 2015

Në Biron për punësim në pritje për punë janë 989 veta ,ku paraprijnë ata me arsimim të lartë dhe fakultet, numri i të cilëve arrin në 266, në mesin e të cilëve ka edhe 2 doktorë shkencash, shprehet për televizionin Teuta, shefi i Birosë për punësim, Hasan Gjoni.
Nga periudha dimërore kemi 300 veta më pak, sepse sipas fjalëve të shefit Gjoni janë të angazhuar në punët sezonale.
Në evidencën e Birosë për punësim janë 671 punëtorë sezonal të paraqitur,por që ky nuk është numër i saktë, sepse punëtorët me shtetësi të huaj janë të regjistruar në Ministrinë e punëve të Mbrëmshme.
Për katër vite radhazi, në mesin e shtatorit, hapet konkursi për aftësimin profesional, ku mund të paraqiten studentët që kanë diplomuar për të bërë stazhin e praktikantit. Çdo person juridik ka të drejtë të paraqitet për të angazhuar praktikant në firmat e tyre, edhe atë nuk ka kufizime se sa persona mund të pranojnë-shprehet Gjoni.

  • 1

    Radio