Rosi dëshiron me titull të mbyll karrierën në 2021
Prej tvteuta29 April 2020

Kampioni i shtatëfisht i botës në Moto GP, 41 vjeçari Valentino Rosi, ende nuk planifikon të shkojë në pension. Italiani dëshiron që të mbyll karrierën në mënyrë më të mirë, në garë për titull. Jam në një situatë të vështirë, sepse siç kam thënë, opsioni imi parë është të provoj dhe të vazhdoj, sepse kam motivim dhe dua të vazhdoj. Por, është e rëndësishme të kuptojmë nivelin e garave, sepse sidomos në pjesën e dytë të vitit të kaluar, ne vuajtëm shumë disa herë, dhe unë isha i ngadalshëm dhe nuk mund të luftoja për pesë pozitat e para. Mendoj se duhet të vendosi para fillimit të këtij sezoni, pasi në rastin më të mirë mund të garojmë në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë ndër të tjerash Valentino Rosi.