Aktuale Më shumë

Ronaldo akuzohet nga Federata e Futbollit të Anglisë

Prej tvteuta19:51, 23 Shtator 2022

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi portugezi kohë më parë u pa teksa e goditë një tifoz në dorë.

Videoja u bë publike në rrjetet sociale.

Telefoni i tifozit u përplas në tokë në momentin kur Ronaldo po e linte fushën në disfatën 1:0 nga Evertoni në muajin prill.

Kjo disfatë bëri që Unitedi t’i zbehte gjasat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa sezonin e mbylli në vendin e gjashtë.

Ronaldo 37-vjeçar më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale.

“Pretendohet se sjellja e sulmuesit pas vërshëllimës së fundit ishte e pahijshme dhe/apo e dhunshme”, ka shkruar Federata e Futbollit të Anglisë në komunikatën e lëshuar të premten.

  • 1

    Radio