Rivaksinohen 54.5 % e popullësisë së rritur

Prej tvteuta11:02, 14 Nëntor 2021

Në Mal të Zi, 58.1 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 54.5 për qind janë rivaksinuar.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 265.500 persona ose 42.8 për qind dhe të dytën 249.077 ose 40.2 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në Mal të Zi, 563 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit dhe 261 janë rivaksinuar.

Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.

  • 1

    Radio