Risi në Fondin e sigurimit shëndetësor

Prej tvteuta09:43, 7 Dhjetor 2020

  1. PËRDORIMI I LETËRNJOFTIMIT SI LIBREZË SHËNDETSORE

Për të shfrytëzuar mundësinë e përdorimit të kartës së re të identifikimit biometrike si librezë shëndetësore, është e nevojshme ta verifikoni atë përmes një procedure të shkurtër në zyrën e Fondit Shëndetësor në Ulqin (përball ndërtesës së komunës).

E vetmja gjë që ju nevojitet është të sillni me vete, përveç kartës së re të identitetit, një dokument që përmban PIN dhe PUK, i cili dorzohet së bashku me letërnjoftimin e re.

Kuptohet që personi duhet të ketë një sigurim shëndetësor të vlefshëm, domethënë duhet të jetë person me sigurim aktiv në Fondin e sigurimit shëndetësor.

 

  1. RISI NË SHFRYTËZIMIN E SË DREJTËS PËR PAAFTËSI TË PËRKOHSHME PËR PUNË

U aprovua dhe filloi të zbatohet rregullorja e re, e cila rregullon mënyrën e sfrytëzimit të së drejtës për pushim mjekësor dhe rimbursimin e mjeteve të pagës së paguar për një punëtor që përdor të drejtën e paaftësisë së përkohshme për punë.

Risitë kryesore në krahasim me regulloren e mëparshme janë:

  • Mjeku i zgjedhur dhe komisioni mjekësor i shkallës së parë përcaktojnë të drejtën për pushim mjekësor në praninë personale të të siguruarit. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme mund të miratohet pa praninë e të siguruarit (kur bëhet fjalë për trajtimin spitalor, kur i siguruari është i palëvizshëm ose ka vështirsi për t’u lëvizur ose natyra e sëmundjes është e tillë që ai duhet të pushojë).
  • Mjeku i zgjedhur ka akoma të drejtën të përcaktojë pushimin mjekësor për 30 ditët e para, por ajo që është e rëndësishme është që personi i siguruar duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku i zgjedhur për të hapur pushim mjekësor, dhe jo më vonë se pas 3 ditësh nga ndodhja e shkakut të pushimit mjekësor. Përjashtim është kur bëhet fjalë për trajtimin në spital, kur MZ mund të përcaktojë të drejtën për paaftësi të përkohshme në mënyrë retroaktive dhe pas 3 ditësh, por për këtë duhet të jap spjegim, që programi ti lejojë ati hapjen e pushimiti mjeksor.
  • Nëse mjeku i zgjedhur konstaton se ka nevojë për pushim mjekësor për më shumë se 30 ditë, ai është i detyruar ta dërgojë të siguruarin në komisionin mjekësor, para skadimit të ditës së 30-të të pushimit mjekësor, që do të thotë se i siguruari duhet të paraqitet në komisionin mjekësor të shkallës së parë para skadimit të 30 ditëve nga fillimi i sëmundjes.
  • Paaftësia e përkohshme për punë tani vlerësohet edhe në bazë të gjendjes shëndetësore të të siguruarit në lidhje me kushtet dhe kërkesat e vendit të punës.
  • Një risi në krahasim me Rregulloren e mëparshme është se tani, nëse ka nevojë për të hapur një pushim të ri shëndetësor pas përfundimit të pushimit të mëparshëm, mjeku i zgjedhur mund ta bëjë atë vetëm nëse kanë kaluar 5 ditë nga përfundimi i pushimit të mëparshëm. Për një periudhë më të shkurtër, ai është i detyruar të dërgoj menjëherë të siguruarin në komisionin mjekësor të shkallës së parë. Deri më tani, ky afat ka qenë 3 ditë.
  • Gjithashtu, sipas Rregullores së re, mjeku i zgjedhur ose komisioni mjekësor i shkallës së parë munden , nëse vlerësojnë se gjendja shëndetësore e të siguruarit është e tillë që tregon humbjen e aftësisë së punës dhe se nuk mund të pritet ndonjë përmirësim, menjëherë ta nisin atë person te komisioni mjekësor invalidor i Fondit për pension.
  • Risi tjetër është se mjeku i zgjedhur tani mund, nëse vlerëson se gjendja shëndetësore e të siguruarit është përmirësuar ose me kërkesën e tij, të ndërpresë pushimin mjekësor edhe para afatit të caktuar nga komisioni mjekësor i shkallës së parë.
  • Rregullorja e re parashef që paaftësia e përkohshme për punë të përcaktohet sipas kritereve, të cilat janë pjesë përbërëse e kësaj rregullore. Këto kritere, ndër të tjera, përcaktojnë kohëzgjatjen e pushimit mjekësor sipas diagnozave, të cilat duhet të respektohen nga MZ dhe KM. Ata mund ta tejkalojnë atë numër ditësh vetëm në situata të jashtëzakonshme (komplikime të sëmundjes, më shumë se një sëmundje), por për këtë duhet të japin spjegim të posaçëm.
  • Në rast se pushimi mjekësor zgjat më shumë se 90 ditë, Komisioni Mjekësor mund të kërkojë nga i siguruari të marrë mendimin e Konziliumit përkatës të nivelit sekondar, ndërsa mbi 6 muaj, mendimin e Konziliumit të Qendrës Klinike të Malit të Zi.
  • Lidhur me miratimin e paaftësisë së përkohshme për punë, bazuar në kujdesin për anëtarin e sëmurë të familjes (bashkëshortit ose fëmijës), risia është se tani mjeku i zgjedhur mund të miratojë pushim mjekësor deri në 30 ditë me sugjerimin e pediatrit ose specialistit, i cili mjekon anëtarin e sëmurë mbi 15 vjeç, ndërsa komisioni mjekësor i shkallës së parë, bazuar në propozimin e këtyre mjekëve, mund të miratojë pushim mjekësor, deri në tre muaj për një fëmijë deri në moshën 15 vjeç dhe deri në 30 ditë për një person më të vjetër se 15 vjeç.
  • Komisioni mjekësor i shkallës së parë mund të miratojë paaftësi të përkohshme përtej kësaj periudhe, por për një maksimum prej 6 muajsh për një person deri në moshën 15 vjeç dhe deri në 4 muaj për personat mbi 15 vjeç, por vetëm me propozimin e Konziliumit të mjekëve të KC CG ose të nivelit sekundar ku trajtohet personi i sëmuar.
  • Rregullorja e re përcakton gjithashtu disa ndryshime në lidhje me procedurën për rimbursimin e mjeteve për pagat e paguara të punësuarve që gjinden në pushim mjeksor. I punësuari i cili është në pushim mjekësor ka të drejtën e pagimit të pagës, ndërsa punëdhënësi ka të drejtë ti rimbursoj mjetet për ato paga të paguara pas 60 ditësh të pushimit mjekësor, e në rast të pushimit mjeksor për shtatzëni, nga dita e parë.

Me rëndësi është të theksohet se kërkesa për rrimbursim të këtyre mjeteve punëdhënësi duhet ta dorzoj më së voni mbrenda 90 ditësh prej pagesës së rrogës për muajin përkatës. Nëse kërkesa për rimbursim nuk dorzohet mbrenda 90 ditësh prej ditës së pagesës mjetet nuk mund të rimbursohen.

  • 1

    Radio