RIKTHIMI I PASURIVE TË PATUNDSHME

Prej tvteuta11:26, 28 Gusht 2015

Pas gjashtë dekadave e më shumë, Gjykata supreme e Malit të Zi shqiptoi vendimin përfundimtar për kthimin e 676 metër katror në zonën e ish Kino bahçes në Ranë pasardhësve të familjes së Lala Zuberit, për arsye se kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar për atë çfarë është dedikuar. Për të njëjtën arsye kthimin e pronës e kërkon edhe familja Millosheviq.Ata kërkojnë pronën me sipërfaqe afër dy mijë metër katror e cila i është marrë para më shumë se 60 vitesh. Jozyrtarisht thuhet gjykata do të nxjerr vendim sikur për rastin Zyberëve edhe pasuria e patundshme e tyre është me vlerë disa millionë euro.Familja Zyber, shkruan gazeta DAN, se ajo disponon pasuri të patundshme në të gjitha qytetet bregdetare të Malit të Zi.Pas Luftës së dytë botërore është nacionalizuar.Por,kjo gazetë nuk përmend kthimin e pronës në qytete tjra përveç Ulqinit.

  • 1

    Radio