Aktuale Më shumë

Rikthehet Maratona e Pavarësisë: Nisja para Bashkisë së Shkodrës, finishi para Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta14:14, 25 Nëntor 2022

Për herë të parë Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër u mbajtë në kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012.

Ky manifestim u kthye në një manifestim tradicional dhe pas dy vitetve ndërerje për shkak të pandemisë së koronavirusit rikthehet përsëri në 28 Nëntorin e këtij viti.

Nën organizimin e OJQ Kultura Fizike në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, Maratona e Pavarësisë këtë vit startin e ka para Bashkisë Shkodër në ora 09:00 dhe finishi para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Kryetari i OJQ Kultura Fizike dha më shumë detaje për Televizionin Teuta.

Nuk ka qënë e lehtë të bindësh disa përsona që të na ndihmojnë me mjete financiare për mbajtjen e këtij manifestimi. Mendoj që për ne shqiptarët e Malit të Zi është një manifestim kyç sepse është një prej segmenteve që realisht na lidhë neve si pakicë me shtetin amë. Kjo lidhje është mes dy Kalave mbi dymijë vjeçare, lidhje mes dy qyteteve me traditë shumë të vjetër bashkëpunimi e mbi të gjitha lidhemi shpirtërisht me shqiptarët e shtetit amë”, u shpreh Lulgjuraj.

“Në këtë maratonë lejohet pjesmarrja e të dy gjinive, dhe vlersimi do të jetë i barabartë. Ndërsa këtë vit një mbështetje financiare vjen edhe nga Komuna e Tuzit”, bëri të ditur Lulgjuraj.

Maratona është e hapur për të gjithë  në kategorin mashkuj dhe femra.

Shpërblimet për fituesit për të dy kategorit:

Vendi i I-rë 1000,00 euro

Vendi i II-të 600,00 euro

Vendi i III-të 300,00 euro

Maratona e pavarsisë u themelua në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqiperisë nga Guri Muça

  • 1

    Radio