Aktuale Më shumë

Rikthehet gripi i shpendëve në Europë

Prej tvteuta15:27, 23 Nëntor 2016

Gripi i shpendëve rikthehet ne Europe, por ne nje forme tjetër, me agresive sesa ajo e përhapur ne vitin 2006. Megjithatë, autoritetet ne disa shtete kane rritur nivelin e gadishmerise pas evidentimit te disa rasteve, tashme jo vetëm te shpendët shtëpiake, por edhe tek ato te egra. Aktualisht janë zbuluar 56 raste te pranisë se virusit H5N8 ne tete shtete, ne Europe dhe ne lindjen e Mesme vetëm gjate këtij muaji.

Ferma te mëdha me pula, pata e rosa ne Danimarke, Gjermani, Hungari, Austri, Zvicër e Holande si edhe Izrael e Iran jane prekur nga virusi, qe ka ngordhur me mijëra shpendë. Gjithçka ndodh ne prag te festave, kur ka edhe nje rritje te konsumit te mishit te shpendëve dhe kjo i ka vene autoritetet ne alarm. Megjithatë, ekspertet e OBSH-se shprehen se ende nuk është konstatuar nje rast qe virusi te pësoje mutacion duke u transferuar te njeriu.

Per ketë arsye ata bëjnë apel per te mbajtur te larte nivelin e vigjilencës, por edhe per te qene te kujdesshëm ne shpërndarjen e mesazheve per te mos përhapur panik te njerëzit.

  • 1

    Radio