Aktuale Më shumë

Rikthehet “Dita e Gështenjës” në Krajë. Manifestimi më 12 dhe 13 nëntor

Prej tvteuta19:28, 1 Nëntor 2022

Manifestimi traicional i Krajës, “Dita e Gështenjës”, do të rikthehet përsëri më 12 dhe 13 nëntor, pas dy viteve mungesë së pasojë e pandemisë. Beqir Berjashi para organizatorëve, thotë se këtë vit në plan kanë disa risi të cila do ta bëjnë atë edhe më tërheqës, ndërsa kanë shpallur edhe një konkurs për punime letrare, për çka janë parashikuar edhe shpërblime.

“Manifestimi kuptohet mbahet me përkrahjen e Komunës së Tivarit dhe Organizatës Turistike, por do të ketë edhe donatorë të tjerë. Këtë vit do të kemi risi, pasi kam angazhuar disa personalitete të njohura që do të merren me organizimin, siç është i mirënjohuri Myzafer Koliqi. Po ashtu edhe për konkursin letrar, kushtuar gështenjës, është një grup i intelektualëve që si komision do të analizojnë punimet, për çka kemi paraparë edhe shpërblime.”, thotë Berjashi.

Manifestimi financiarisht do të përkrahet nga Komuna e Tivarit, por organizatorët u janë drejtuar edhe institucioneve të tjera, me shpresë se do ta vlerësojnë rëndësinë që ky manifestim ka për trevën e Krajës.

“Dita e Gështenjës” zanafillën e vet e ka në vitin 2006, kur u mbajt për herë të parë, ndërsa pa ndërprerje u organizua deri në vetitn 2019. Pas shpërthimi të pandemisë së Covid 19 manifestimi nuk u mbajt për dy vite, ndërsa tani rikthehet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për Krajën, e cila mbledh një numër të madh të vizitorëve.

  • 1

    Radio