Rikonstruktimi i rrugës Ulqin-Krythë pas sezonit veror
Prej tvteuta15:25, 5 Mars 2016

Sekretari për çështje komunale Avdulla Dervishi deklaroi për televizionin Teuta se rikonstruktimi i rrugës Ulqin-Krythë, sipas të gjitha gjasave do të fillojë pas sezonit veror.
Devishi tha se pas përfundimit të ankesës për tenderin e mëparshëm duhet të hapet tenderi i ri , për të cilin procedurat do të zgjasin. Vlera e llogaritur e punimeve për rikonstruktimin e këtij aksi rrugor me gjatësi 13,5km do të jetë rreth 9 milionë euro.