Interesante

Aktuale Më shumë

Rihapet McDonalds’s në Rusi nën pronësi të re

Prej tvteuta13 June 2022

Pas vendimit të autoriteteve ruse se ushqimi i McDonald’s i plotëson kriteret, është rihapur një dyqan i kësaj firme në Moskë. McDonald’s i parë në Rusi është rihapur pasi ka qëndruar i mbyllur për tre muaj. Restoranti i ushqimeve të shpejta në Sheshin Pushkin të Moskës ka qenë njëri nga tetë të tillat që janë mbyllur në gjithë Rusinë këtë vit. Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se arsyet e mbylljes kanë të bëjnë me shkeljet e rregullave sanitare, por mbyllja është bërë në kohën e sanksioneve të ndërsjella ekonomike midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore, për shkak të krizës në Ukrainë. “Kemi marrë miratimin e agjencisë sanitare ruse që të hapim sërish restorantin tonë në Sheshin Pushkin”, ka thënë për AFP-në Svetlana Polakova, zëdhënëse e zinxhirit amerikan të restoranteve në Rusi. McDonald’s ka rreth 400 restorante në gjithë Rusinë.