Sporti Më shumë

Ribery tërhiqet nga futbolli aktiv

Prej tvteuta13:38, 8 Tetor 2022

Sulmuesi i krahut, Franck Ribery, ka vendosur të përshëndetet nga futbolli aktiv pa përfunduar edicioni aktual. “L’Equipe” ka shkruar të premten se francezi brenda pak ditëve do të dalë edhe me njoftim zyrtar për tërheqjen e tij. Mësohet se 39-vjeçari është detyruar të marrë një vendim të tillë për shkak të lëndimeve të shumta që i pa pasur kohët e fundit. Ai këtë edicion ka regjistruar vetëm dy paraqitje për Salernitanan që bën gara në Serie A.

Ai iu bashkua Salernitanas vitin e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Fiorentinën. Ribery gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Bayerni, Marseille, Galatasaray, Metzi e Bresti.

Megjithatë, sukseset më të mëdha i ka shijuar me fanellën e Bayernit, ekip për të cilin luajti për më shumë se një dekadë. Me Bayernin, ai ka fituar në total 24 trofe, përfshirë nëntë tituj kampioni të Gjermanisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Ka edhe 81 ndeshje dhe 16 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.

  • 1

    Radio