Riparimet e rrugëve
Prej tvteuta10 December 2015
Në komunën e Ulqinit këto ditë janë duke u zhvilluar punimet për riparimin e gropave dhe rekonstruktimin e trotuarit pas maternitetit. Punimet është duke i zhvilluar firma Euro mix Put . Për riparimin e gropave komuna e Ulqinit ka ndarë 16 mijë euro,ndërsa rekonstruksionin e trotuarit 29 mijë euro, deklaroi sekretari për çështje komunale – Avdullah Dervishi. Sipas sekretarit Dervishi do të vazhdohet me asfaltimin e disa rrugëve në komunën e Ulqinit ,ku komuna do të participojë 100% ,ndërsa do të fillohet edhe me asfaltimin e rrugicave ku do të aplikohet programi 50-50.