Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të së martës në Champions League

Prej tvteuta15:28, 2 Nëntor 2022

Në sekondat e fundit, futbollistët e Marseille shkuan para për të shënuar një gol tjetër për të mos mbetur në Europa Ligë.

Megjithatë, Genduzi humbi topin në momentin vendimtar, kurse nga kundërsulmi dënoi Hojbjerg.

Marseille në sekondat e fundit jo që nuk u fut në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, por humbi vend edhe për Evropa Ligë.

Francezët zyrtarisht janë jashtë garave të UEFA-së. Tottenham dhe Eintracht Frankfurt kaluan tutje, kurse Sporting në Evropa Ligë.

Të martën mbrëma në xhiron e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve në shtëpi shkoi edhe Atletico Madrid.

Porto e mposhti 2 me 1. Bayerni e mposhti Interin 2 me 0 e me të njëjtin rezultat fitoi edhe Liverpool ndaj Napolit.

Në përballjet tjera Plzen u mposht nga Barcelona 2 me 4, Rangers 1 me 3 nga Ajax, Sporting 1 me 2 nga Eintracht Frankfurt dhe e vetmja ndeshje pa gola u mbyll mes Leverkusen e Brugge.

  • 1

    Radio