REZULTATE TË DUKSHME
Prej tvteuta26 May 2015
Ministria mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave në vitin e kaluar ka shënuar rezultate konkrete në sferën e barazisë gjinore ka deklaruar përfaqësuesja e kësaj ministrie, Bilana Pejoviq duke shtuar se janë realizuar 70 për qind të aktiviteteve të parapara . Këshilli parlamentar për barazinë gjinore ka shqyrtuar raportin për realizimin e planit të aktiviteteve për vendosjen e barazisë gjinore në Mal të Zi për vitin e kaluar me programin e zbatimit për vitin 2015-2016. Sipas fjalëve të saj disa masa nga plani dhe programi i realizimit janë të parapara edhe me planin aksionar për kapitujt negociator 19 dhe 23 .