Reth 94 000 nxënës ulen sot në bankat shkollore

Prej tvteuta09:38, 5 Shtator 2022

 

Sot fillon viti shkollor për rreth 94 mijë nxënës. Pas dy vitesh, mësimi do të zgjasë 45 minuta. Bojana Neneziq nga Instituti i Arsimit tha se ora shtesë do të jenë në dispozicion për të gjithë fëmijët, veçanërisht grupet e cenueshme. Ata që mendojnë se nuk kanë nevojë, nuk do të duhet të marrin pjesë në të.

Për të kompensuar mangësit gjatë dy viteve të mëparshme, Instituti i Arsimit rekomandon mësime plotësuese për të gjithë nxënësit.

Maskat mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat ishin të detyrueshme dy vitet e mëparshme, këtë vit do të përdoren nga nxënësit vetëm nëse dëshirojnë.

Tekstet shkollore për nxënësit fillor u shpërndanë gjatë muajit gusht falas, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme i blenë.

Sipas kalendarit shkollor për vitin 2022/23, viti shkollor do të përfundojë më 13 qershor të vitit vijues, ndërsa për nxënësit e klasave të fundit do të zgjasë pak më pak, pra deri më 19 maj të vitit pasardhës.

  • 1

    Radio