Resulbegoviq: SD do të marrë mbi 10% në zgjedhje
Prej tvteuta1 October 2016
Socialdemokratët e Malit të Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalin në mënyrë të pavarur. Udhëheqësit e këtyre partive kanë njoftuar se edhe pas këtyre zgjedhjeve pritet të jenë pjesë e qeverisë së re, por jo si dekor por një nga faktorët kryesorë të arritjeve të qeverisë në të ardhmen. Anëtari i Kryesisë në Socialdemokratëve, arkitekti nga Ulqini Selim Resulbegoviq, për TV Teuta thotë se fushata aktuale po shkon shumë mirë, dhe është e përqendruar kryesisht në çështjet ekonomike.Ajo që i karakterizon Socialdemokratët në raport me partitë e tjera të orientimit qytetar, është qëndrueshmëria dhe politika sociale, çka sipas Resulbegoviq, është garant i stabilitetit jo vetëm politik, por edhe atij ekonomik të Malit të Zi. Resulbegoviq është i bindur se pavarësisht sondazheve, Socialdemokratët nuk do të kenë probleme për të siguruar hyrjen në Kuvendin e Malit të Zi, dhe sipas tij, kjo parti do të pësërisë suksesin në qytetin e Tivatit , ku patën përkrahjen e mbi10% të qytetarëve.