Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Shtoj dhe Bregvi

Prej tvteuta18:49, 25 Janar 2021

Reshjet e fundit të shiut përsëri kanë shkaktuar dëme materiale tek familjet në zonën e Shtojit. Gjendja më e rëndë është në rrugët përreth qendrës së Shtojit si dhe në pjesën e Bregvijës, ku për shkak të terrenit të ulët uji kalon lehtë pragun e shumë banesave familjere. Edhe pse një pjesë e madhe e ndërtesave në këtë zonë në dimrë janë të pabanuara, ka shumë familje, por edhe pronarë të ndërtesave të biznesit që gjatë netëve të kaluara janë detyruar të mbrojnë banesat e tyre nga uji.Familja tre anëtarëshe Ukaj, me origjinë nga Kosova, e cila ka jetuar në Bregvijë për një kohë të gjatë, u detyrua të linte shtëpinë e tyre, e cila ishte plotësisht nën ujë në fillim të këtij viti. Për t’iu afruar shtëpisë së saj, zonjës së shtëpisë nuk i mjaftojnë as nga çizmet.

Problemi i përmbytjes së banesave në Shtoj është  një problem që ndodh me dekada në kohën e dimrit. Arsyet për këtë janë terreni i ulët, por edhe mungesa e inferastrukturës cilësore.

  • 1

    Radio