Sociale Më shumë

Reshje përsëri shkaktojnë probleme në një pjesë të Totoshit

Prej tvteuta18:40, 11 Shkurt 2021

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, shkaktuan probleme në disa nga rrugët e qytetit, por gjendja më e rëndë ishte në një pjesë të lagjes së Totoshit. Për të menaxhuar situatën në terren dolën edhe antarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Vërshimi i ujit ka rrezikuar edhe disa nga banesat në atë zonë , por fatmirsësisht ndalimi i reshjeve ka bërë që ato të mos përmbyten.

Kanali Bratica që kalon nëpër këtë lagje u pastrua nga makineria e ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”  më pak se një muaj më herët, por as kjo nuk evitoi situatën e sotme, çka tregon më së miri për intenzitetin jo të zakontë të reshjeve, por edhe nevojën e mirmbajtjes permanente të infrastrukturës.

Paraditen e sotme në Mal të Zi mbajti mot me vransira dhe reshje të shiut, kurse pasdite erdhi deri tek kthejllimi gradual dhe rënia e temperaturave. Për ditën e nesërme meteorologët parashikojnë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendt, kurse në mbrëmje me vrnasira graduale. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -16 deri 3 gradë, kurse më e larta e ditës prej -7 deri 11 gradë celsius.

  • 1

    Radio