Rënie e lehtë e papunësisë në shkurt

Prej tvteuta18:29, 8 Mars 2023

Në fund të muajit shkurt në Mal të Zi, sipas të dhënave të Entit për Punësim, kishte 44.630 të papunë, 0,5 për qind më pak se në janar.

Sipas raportit mujor të këtij organi, shkalla e papunësisë ra nga 19.33 në 19.24 për qind. Që nga fillimi i vitit, janë regjistruar 1.870 punonjës të rinj, ndërsa janë shpallur 4.420 vende të lira pune.

 

  • 1

    Radio