Rëndohet situata epidemiologjike në Krajë

Prej tvteuta09:20, 10 Nëntor 2020

Në Komunën e Tivarit dje u mbajt takim i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpetim, ku si temë kryesore ishte situata epidemiologjike në zonën e Krajës. Në këtë zonë deri para disa javëve nuk kishte të infektuar, por tani situata është rënduar dukshëm. Lidhur me këtë, u soll vendim që nga e mërkurja të mbyllet tregu dhe të bëhet dezinfektimi ditor i rrugës kryesore në Ostros. Kryetari i BL Ostros Beqir Berjasheviq potencoi si problem kryesor transportin e të sëmurëve në spitalin e Tivarit, kurse si masë preventive u propozua mbyllja e shkollës për një periudhë 14 ditore. Në Ostros është hapur ambulanca kovid në të cilën përveç mjekes, Ganimete Hoxha, ordinojnë edhe dy mjek vullnetarë, kurse edhe një i tretë ka treguar gatishmëri ti bashkangjitet grupit. Një ndihmë të veçantë në këtë drejtim kanë dhënë edhe nga diapsora, të cilët me mbledhjen e fondeve kanë arritur të sigurojnë teste dhe medikamente falas për të infektuarit.

  • 1

    Radio