Aktuale Më shumë

Regjistrimet në kursin e mësimbesimit, fillimi i mejtepit në Xhamitë e Ulqinit

Prej tvteuta15:24, 16 Shtator 2022

Në hapsirën e kopshtit “Xixëllonjat” ditën e djeshme zhvilluam një bisedë me drejtoreshen e kopshtit Suela Dibra Kaca dhe Imamin e Xhamisë së Bregut Mirsad Muçen.
Ato na folen për fillimin e mësimbesimit në pothuajse të gjitha xhamitë e Ulqinit  nga dita e diel.
Muçaj përveç detajeve se kur fillon mbajtja e orëve në Xhaminë e Bregut na informoi se mësim poashtu do të mbajnë edhe në hapsirën e këtij kopshti.

Rëndësi kyçe në edukimin e fëmijëve mban edhe edukimi fetar, në krijimin personalitetit të tyre, kjo është edhe arsyeja e orëve fetare që do të mbahen në kopshtin”Xixëllonjat” tha Suela Dibra Kaca. Orët do të mbahen me moshat madhore por fokusi theksoi ajo është tek fëmijët dhe të rinjtë.
Bashkëbiseduesit dhanë edhe detajet e regjistrimit për të gjithë të interesuarit

  • 1

    Radio