Sociale Më shumë

REGJISORI SAIMIR KUMBARO : “KETU GJETA NJË NGROHTËSI KREJTËSISHT TJETËR”

Prej tvteuta16:51, 19 Shtator 2016

Ndër figurat e shumta të botës së kulturës që ishin pjesë e edicionit të dytë të seanema film festival,është edhe Saimir Kumbaro, regjisori i shumë filmave të suksesshëm ndër të cilët edhe “Koncerti ne vitin 1936” i cili iu shfaq publikut ulqinak në kuadër të këtij festivali.

z.Kumbaro duke parë sallën e Qendrës per Kulture,tha se në Ulqin ekziston infrastruktura, dhe të kesh një kinema të tillë, dhe një sallë teatri e mos ta shfrytëzosh është mekat. Ulqini vetëm ka nevojë të zgjohet, deklaroi Kumbaro.

Mënyra më e lehtë,dhe hapi i parë emergjent që mund të ndermerret për ta zgjuar Ulqinin, sipas z.Kumbaro është organizimi i një jave filmi mbarëshqiptare ketu në Ulqin, perfshirë edhe prodhimet kinematografike malazeze ,sepse arti i bashkon popujt ,dhe ne kemi nevojë për bashkim, nuk kemi nevojë për urrejtje, shtoi Kumbaro.

Kumbaro për fund deklaroi me vullnet të plote do të kontribuonte në realizimin e kësaj ideje.

  • 1

    Radio