Refuzohen 2.000 kërkesa për kompensimin e nënave me tre fëmijë

Prej tvteuta17:04, 23 Korrik 2016

Enti për punësim i Malit të Zi deri tani ka marrë  reth 15.000 kërkesa për kompensimin e nënave me tre ose më shumë fëmijë, njoftohet nga ky institucion, nga të clat janë refuzuar rreth 2.000 prej tyre.

Drejtori i Entit Rade Millosheviq tha se pozitivisht janë shqyrtuar 85% e kërkesave , kurse numri më i madh i atyre megative ishte në Komunën e Podgoricës. Disa nëna nga Rozhaja protestuan para disa kohëve para Ministrisë së Punës pasi, sipas tyre, ishin refuzuar në mënyrë të padrejtë për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Millosheviq tha se kanë mbetur të shqyrtohen edhe 300 kërkesa të tjera , kurse gjatë kësaj kohe kanë hqyrtuar edhe rreth 400 ankesa, të cilat janë kthyer përsëri në shkallën e parë.

  • 1

    Radio